Kronika e zeze

Vdekje të dyshimta në Prishtinë e Drenas, gjenden dy trupa të pajetë

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar sonte, një në Prishtinë e një Drenas.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për RTKlive se rreth orës 05:30, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi 57 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai.

Po ashtu ai bëri me dije sot rreth orës 17:00, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë në moshë të shtyer. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button