Kosova

Seancë e ‘zymtë’ në Kuvend, PDK-ja kërkesë për opozitën!

Seanca e sotme e Kuvendit, e nisur në ora 10:20, është mbajtur pa prezencën e deputetët të tri subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma)

Të pranishëm ishin 75 deputetë, të koalicionit PDK-LDK-Lista serbe dhe disa deputetë të tjerë të komuniteteve të tjera.

Ata nuk arritën votat për të emëruar anëtarët e rinj të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së).

Pas përfundimit të seancës, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është shprehur i lumtur që seanca e sotme shkoi gjithçka në rregull. Kurse ka apeluar partitë opozitare t’i kthehen ulëseve të Kuvendit për një dialog dhe marrëveshje ndërmjet tyre, raporton “Zeri.info”

“ Po shihet se sot kishim seancë një seancë të normales. Besoj se në të ardhmen do të kthehet normalitetit. I bëj thirrje opozitës të vij në Kuvend dhe të jap kontributin e saj, jemi të gatshëm që nëpërmjet debatit t’i diskutojmë gjitha çështjet. Dhuna nuk ka sjellë asgjë, vetëm shqetësim tek qytetarët e Republikës dhe tek partnerët tanë ndërkombëtar. Mbështetja e SHBA-së duhet të vlejë dhe duhet të jetë garanci për qytetarët e Republikës. Kosova ka vuajtur mjaftë nën regjimin e lindjes” ka thënë Grabovci.

Ndryshe prej herëve të kaluara, në seancën e sotme nuk kishte forca të shumta të Policisë së Kosovës.

Vlen të theksohet se partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, tashmë ka vendosur që ta bojkoton punën e Kuvendit deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Kurse Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma” e Fatmir Limajt ende janë të pavendosura nëse do ta ndjekin rrugën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button