Politika

Procesi i numërimit drejt mbylljes: 167 kuti të mbetura nga votat për këshilltarë

luziKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi ka bërë një përmbledhje të procesit të numërimit të votave duke bërë të ditur se kanë mbetur edhe 167 kuti me fletët e këshilltarëve.

Nè një deklarate për shtyp nga KQZ,Luzi theksoi se proçesi zgjedhor po ecën drejt fundit dhe falë bashkëpunimit të mirë me të gjitha institucionet tashmë ndodhemi vetëm 167 kuti larg përfundimit të numërimit.

Sipas Luzit, proçesi i numërimit ka ecur pa problematika të mëdha, veç rastit të Malësisë së Madhe, ku rezultati për kandidadin fitues doli i fundit dhe tashmë po përfundohet numërimi për Këshillat Bashkiak.

Duke qëndruar tek numërimi i votave për këshillat bashkiakë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek dhe monitoron procesin e  numërimit, në të gjitha VNV-të, në të cilat ky proces nuk ka përfunduar.

Mund të themi që numërimi i votave për këshillat bashkiakë, në përgjithsi po ecën normalisht, me raste të veçanta të ndërprerjes së procesit të numërimit për shkak të pushimit të kërkuar nga disa KZAZ.  Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se:

Bashkia Shkodër, KZAZ 2, mbeten për tu numëruar 73 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.

Bashkia Lezhë, KZAZ 12 dhe KZAZ 13, mbeten për tu numëruar 5 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.

Bashkia Krujë, KZAZ 20, kanë mbetur edhe 11 kuti për këshillin e bashkisë.

Bashkia Durrës, KZAZ 21, KZAZ 22, KZAZ 23, në total kanë 32 kuti të panumëruara për këshillin.

Bashkia Kamëz, KZAZ 27, mbeten për tu numëruar 40 kuti për këshillin.

Gjithashtu, Luzi tha se “janë deklaruar kuti votimi të marra në dorëzim si të parregullta, vetëm një kuti votimi për kryetar (KZAZ 12, Bashkia Lezhë), dhe dy kuti votimi për këshillin bashkiak (një në KZAZ 12, Bashkia Lezhë, dhe një në KZAZ 47, Bashkia Elbasan”.

Kryetarja e KQZ-së ripërsëriti  thirrjen ndaj  KZAZ-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, të përmendura më lart,  që të ndjekin të gjitha hapat ligjore për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, siç e parashikon Kodit Zgjedhor.

Luzi kujtoi se në këtë proçes zgjedhor morën pjesë 48% e personave me të drejtë vote në Shqipëri, apo e thënë në shifra konkrete 1 milion e 800 mijë shqiptarë. Ajo nëvizoi faktin se 44% të votuesve janë femra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button