☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 80.18 ▲2.43%
ARI 4,001 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,285 ▼ -1.37% ETH $1,838 ▼ -2.36% XRP $1.0836 ▼ -2.37% SOL $74.7800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.18 ▲2.43 % ARI 4,001 ▲0.22 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.18 ▲2.43 % ARI 4,001 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

BB: 457 milionë euro garanci për Raiffeisen Bank në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi

ATWBK0 Raiffaisen Bank
ATWBK0 Raiffaisen Bank

Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve (MIGA), institucioni i Grupit të Bankës Botërore që merret me sigurimin kundër riskut politik dhe me rritjen e kreditimit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëzani në mbështetje të huadhënies së vazhdueshme për ekonominë reale që japin filialet e bankës “Raiffeisen Bank International” (RBI) në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

Në një njoftim për shtyp zyra e BB-në Tiranë, bëri të ditur te enjten se, MIGA do t’i japë dorëzani prej 457 milion euro RBI-së, grupit të dytë më të madh financiar që ushtron aktivitet në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Mbulimi nga MIGA do ta zvogëlojë riskun e operacioneve të RBI-së në këto vende, duke i dhënë mundësi kësaj banke të vazhdojë të japë kredi në to, duke nxitur kështu rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë.

Përmes përfshirjes së MIGA-s, filialeve të kësaj banke do t’u kërkohet të përgatisin dhe zbatojnë sisteme të menaxhimit mjedisor dhe shoqëror në përputhje me risqet e portofolave të tyre. Pritet që ky kapacitet shtesë të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme kohore të klientëve biznes i madh dhe projekteve të investimeve të filialeve të kësaj banke.

“Dorëzanitë e MIGA-s janë një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e profilit të risqeve tona, teksa përpiqemi të përqendrohemi në tregje premtuese ku të mund të luajmë një rol të qëndrueshëm lidhur me ofrimin e mundësisë për të marrë financim. Jemi mjaft krenarë që jemi grupi i parë bankar austriak që vë në zbatim këtë produkt, thotë Karl Sevelda, Drejtor i Përgjithshëm i “Raiffeisen Bank International AG”.

Mbetemi të angazhuar për t’i mbështetur ekonomitë që janë prekur nga kriza financiare ndërkombëtare, – thotë Keiko Honda, Drejtor i Përgjithshëm dhe Nënpresident Ekzekutiv i MIGA-s. Në veçanti, mbështetja jonë për sektorin financiar në këto vende mund të ndihmojë në thellimin e tregjeve të kredive, nga e cila do të përfitojnë si bizneset, ashtu edhe konsumatorët.

Mbështetja që MIGA i jep RBI-së mbështetet tek roli tejet i rëndësishëm që kjo agjenci ka luajtur për të mbështetur Planin e Përbashkët të Veprimit të IFN-ve, vënë në zbatim nga Grupi i Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, në përgjigje të krizës financiare botërore. MIGA ka livruar 1,9 miliard dollarë dorëzani në kuadër të nismës në mbështetje të ekonomive të Evropës Lindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.