Te ndryshme

Punëtor sezonal në San Trope? – Aty ku ia vlen të paguash për të qenë

Ata parkojnë autovetura, sjellin pijet apo punojnë si shpëtimtarë jete në det: vendet e punës në plazhin më të famshëm të Francës, janë shumë të lakuara. Por protagonistët rrëfejnë jo vetëm për veten e tyre, duke na sjellë më afër jetën dhe sjelljet konkrete të VIP-ave në plazh

Për veturën e Marie Mouret në plazhin e San Tropesë është gjithmonë një vend i rezervuar për parkim. Edhe në pikun e sezonit veror, madje edhe kur ka dyndje të mëdha njerëzish, por edhe atëherë kur në parkimin publik pas dunave të rërës dhjetëra hapa larg “Beach Club – Key West”, prej orësh nuk ndodh më asgjë.

Në radhën e parë që sheh nga deti: kjo është autovetura e Marie Mouret. Parkimi është siguruar me një gardh, në mënyrë që askush tjetër të mos e parkojë “Porsche Cayenne” e tij. Marie vjen çdo ditë e ndonjëherë i duhet dhe të presë në radhë e të bëjë disa manovrime me timonin për të sistemuar më në fund “Toyota Yaris” e saj të vogël.

Prej 15 vitesh ajo bën të njëjtën gjë, e gjithnjë në periudhat nga Pashkët deri në mestetor. Marie Mouret punon si rojë parkimi në “Plage de Ramatuelle”. Ajo qëndron ulur pranë kasës dhe mbledh 4,40 euro taksë parkimi, duke shpërndarë biletat: milioneri me “Lamborghini” paguan po aq sa edhe një student me një “Renault” të moçëm.

Çfarë makinash parkohen këtu? “S’e di”, thotë ajo dhe buzëqesh. “Për këtë jam interesuar vetëm verën e parë”.

Çfarë ndryshon nga punonjësit e tjerë sezonalë francezë në plazhin e famshëm, që mbart në vetvete pesë kilometra vijë bregdetare? “Se nuk ka bakshish. Njerëzve u duken acaruese dhe të bezdisshme taksat për parkimin. Ata paguajnë rregullisht në fakt dhe shfaqen korrektë, por duket sikur shohin turivarur – megjithëse disa syresh më pas në “Beach Club” nuk e kanë problem të porosisin një shishe “Champagner” për 3000 euro”.

Puna e ëndërruar kundrejt parave nën dorë

Më dorëlëshuar duken njerëzit te Christopher Ferreira, i cili prej 20 vjetësh parkon autoveturat e klientëve të “Club 55″ – të cilat në sezon ngjishen aq shumë pranë njëra-tjetrës, saqë nuk lënë vend të kalojë as një copë letër mes tyre.

Qarkullojnë thashetheme se ofrohen para nën dorë deri në shuma gjashtëshifrore për vendet e punës në plazh – gjithnjë duke pasur parasysh se punëdhënësi është i gatshëm ta heqë të vjetrin e të marrë të riun.

Përse kaq shumë para? Sepse ia vlen.

Pasi shpejt futen në xhep 10 apo 20 euro për hyrje–dalje nga parkimi. Dhe pasi ka të pasur të rinj që as që ia kanë idenë “stilit të ri të jetesës” e nuk e kanë fare problem t’i lënë në dorë rojës së parkingut ndonjë kartëmonedhë 100-euroshe apo të falënderojnë kamerierin e plazhit me ndonjë 50-euroshe për pijet që u sjell.

Ata pastaj, vërtet të famshmit, nuk janë kurnacë, por dukshëm më modestë. Gjërat jodiskrete zakonisht vijnë nga pjesa ujore: me skaf, nëse për një jaht 50 metra të gjatë mund të flisnim akoma për skaf. Ata i vendosin skafet apo jahtet e tyre aq pranë njëri-tjetrit dhe zbresin para syve të të gjithëve, që duan t’i shohin.

“Në mbrëmje ndajmë me ndershmëri fitimet”

Sidomos të kërkuara janë vendet e punës që njihen si “Plagiste” – një përshkrim profesioni që nuk mund të përkthehet me fjalë të tjera. Çdo “Beach Club” punëson një të tillë: zakonisht një djalosh, një shpëtues jete dhe notar të stërvitur. Ata në mëngjes janë të parët në plazh, ngrenë shezlongët, rregullojnë dyshekët e hapin çadrat. Dhe ata kujdesen që klientët të marrin gjithnjë vendin që preferojnë e të mos bezdisen duke ndërruar vend çdo ditë.

Mathieu Lany rastësisht e mori vendin si “Plagiste” në “Key West”: “Ti duhet të kesh qenë disa herë atje, e njerëzit e dyqanit duhet të të njohin, e kjo realizohet nëpërmjet njohjeve personale dhe sjelljes së mirë. Nuk ka një karrierë nga e cila mund të mësosh”, Lany ka mësuar të notojë kur ishte tetë vjeç, e në çantë ka dhe një diplomë për shpëtues jete profesionist në det e kështu që prej gjashtë vjetësh është tashmë një “Plagiste”.

“Në fillim isha një notar i keq.” Si ai që sot e nxori nga uji dhe që e mban gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.

Dhe për sa i përket bakshishit? “Ne mbledhim këtu në mbrëmje të gjitha paratë që kanë mundur të grumbullojnë anëtarët e stafit e më pas i ndajmë mes nesh. Nuk ka rëndësi nëse je ‘Plagiste’, kamerier apo kuzhinier”. Një disfavor kjo punë e ka gjithsesi: “Në kohë të mirë, ke gjithnjë problem me parkimin. Përveç se bën dhe punën e Marie Mouret”. Mathieu Lany për këtë arsye vjen me patina në punë.

Të qenët i ri / e re në “Plage de Pampelonne von Ramatuelle” nuk është një kriter i domosdoshëm. Bukuria shihet me sy të mirë, por nuk është një domosdoshmëri. Dhe tërheqës është ai që vendos të jetë i tillë.

Gjithkush mund të jetë siç dëshiron të jetë. Madje edhe negri që quhet Sergio e ka kaçurrela të thinjura, ndryshe nga kudo në botë, nuk mban një “Rolex” fals. Njerëzit këtu mbajnë aksesorë të vërtetë, jo falsë, pasi ndryshe do të bëheshin qesharakë në sy të klientëve. Dhe sigurisht, edhe punëdhënësit e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button