Ekonomia

3-mujori i II: Turizmi, hynë 19,4% të huaj më shumë se vjet, rriten 10,1% më shumë udhëtimet e shqiptarëve jashtë

Në 3 mujorin e dytë 2015 numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri arriti në 973.362, me rritje 19,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ku kryesojnë vizitat për qëllime personale, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë arritën 1.042.945, duke shënuar rritje 10,1 %.
Sipas INSTAT, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime dhe vizita ditore në 3-mujorin e dytë sivjet arriti në 325.973 vizitorë, nga 229.471 vizitorë që ishte një vit më parë.
Në tremujorin e dytë 2015, udhëtimi me rrugë tokësore zuri vendin e parë me 85,3 %, me rrugë ajrore 10,4% dhe detare 4,3 %.
Në Shqipëri, 98,9% e zë numri i vizitorëve të huaj që hynë për qëllime personale me një total 962.556 persona, ku futen vizitat për pushime, tek të afërm, miq, vizita shëndetësore, fetare etj dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, numri i vizitorëve u rrit me 20,2 %.
Vizitorët për qëllime biznesi përbëjnë 1,1 %, ku numri i shtetasve të huaj nga rajoni i Evropës ishte 921.331, ose 94,6 % të numrit gjithsej të vizitorëve.
Ndërsa numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Perëndimore është 54.659, vizitorë, që krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur 1,7 %, në 3-mujorin e dytë 2015 u vu re se u rrit me 23,4% numri i vizitorëve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore, ose në total 772.803 persona.
Në 3-mujorin e dytë 2015 numri i shtetasve shqiptare që udhëtuan jashtë vendit u rrit me 8.3 % më shumë se numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, duke shënuar tendencën e 3 tremujorëve, ku bilanci i udhëtimeve anon nga daljet jashtë, se sa nga hyrjet e të huajve në Shqipëri.
Nga statistikat e INSTAT shihet se në e rritjen e udhëtimeve të shqiptarëve jashtë, ndikuan kërkesat e shqiptarëve për azil. Sipas të dhënave, udhëtimet në rrugë tokësore u rritën me 26%, një rrugë transporti që përdoret më shumë nga ata që udhëtojnë për qëllime azili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button