Sa kanë shpenzuar partitë politike në Maqedoni gjatë fushatës!
Partitë politike në fushatë kanë shpenzuar dy herë më shumë para sesa kishin të ardhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumica e pjesës së shpenzimeve të partive politike i kanë pasur për reklamat e fushatës televizive, mitingje, takime me qytetarët dhe për të shtypjen e materialeve propaganduese. Megjithatë, nuk dihet shuma e shpenzuar për reklamat online.
OBRM-PDUKM ka reklamuar më shumë, kurse LSDM-ja edhe pse më pak ka reklamuar, ka paguar më shumë.
Është i madh dallimi midis të ardhurave të përgjithshme (294,825 euro) dhe shpenzimet (1,905,898 milionë euro) i OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për jetë në Maqedoni.
Nga “Transparenca Maqedoni”, vlerësohet se partitë politike më së shumti kanë shpenzuar nga ajo çfarë kanë paraqitur. Megjithatë, ajo do të përfundojë pas mbylljes së faturës zgjedhore, 30 ditë pas zgjedhjeve, dhe pas dorëzimit të raportit përfundimtar financiar.
Raporti financiar nuk ka dorëzuar PPD-ja.