Kronika

Aksidenti, autobusi përplas çiftin e të moshuarve me motor

Një aksident rrugor ku kanë mbetur të plagosur dy të moshuar ka ndodhur në aksin rrugor Fier– Sheqishte, në afërsi të urës me hekura.

Sipas policisë së Fierit, A.R, 43 vjeç, duke drejtuar mjetin tip autobus me targa AA 926 ND, është përplasur me motomjetin tip “Jamaha”, pa targa, që drejtohej nga K.S, 72 vjeç, banues në fshatin Frashër, Fier.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, me iniciale J.S, 69 vjeç, ndodhen në sallën e operacionit të Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i autobusit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button