Rajoni

Ish-kryeministri Sanader lirohet nga burgu pas dënimit për korrupsion

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader doli dje nga burgu, pas pothuajse dy muajve që Gjykata e Lartë e vendit shfuqizoi aktvendimin e tretë dhe të fundit për korrupsion kundër Sanaderit, çka mundësoi lirimin e tij.

”Pasi la burgun e Remetinacit, ku ai qëndroi dy vjet e pesë ditë, Sanader deklaroi se nuk do t’i rikthehej politikës, por do të vazhdonte betejën ligjore për të provuar pafajësinë e tij”, njoftoi televizioni kroat, TV HRT.

“Nuk dua të bëj komente politike. Nuk do ta bëj më kurrë këtë”, deklaroi Sanader.

Më 11 mars, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i dënuar edhe më parë për korrupsion, u shpall fajtor nga një gjykatë e Zagrebit për përvetësimin e 10 milionë eurove nga fondet publike.

Sanader u dënua me nëntë vite burg.

Edhe në vitin 2012, ai ishte dënuar me 10 vite burg për korrupsion në shuma prej miliona eurosh, në një çështje ku ishte përfshirë edhe gjiganti energjetik hungarez, MOL.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button