Sporti

Egnatia barazon në Jerevan

E pabesueshme por e vërtetë, Egnatia ka arritur të marrë një barazim 1-1 në ndeshjen debutuese në Europë atëherë kur të gjithë mendonin se humbja ishte e pashmangshme. Një gol i Duamena në minutën e 90’+7 bëri që në “FFA Academy Stadium”-Yerevan të bjerë heshtja.

Skuadra rrogozhinase u shfaq më kërkuese që nga fillimi i lojës, duke krijuar disa mundësi shënimi para portës së mbrojtur nga Ermakov. Atëherë kur pritej goli i të besuarve të trajnerit Edlir Tetova, Ararat surprizon duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 36-të. Në një mbrojtje të mbipopulluar, Alemao godet saktësisht duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për vendasit, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, me Egnatian më kërkuese dhe Ararat të kujdesshme për të administruar rezultatin. Kur mendohej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e Ararat, në limitet e shtesës, është i përhershmi Duamena që shfrytëzoi mundësinë në një rrëmujë të krijuar në zonën e armenëve për të dërguar topin në rrjetë, 1-1. Një barazim i merituar dhe mjaft emocionues për mënyrën se si erdhi, tani Egnatia prêt me më shumë qetësi ndeshjen e kthimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button