Kronika

Gjyqi i spiunit rus/ Mikhail Zorin kërkon ndryshimin e masës

Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022, ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.
Zorin ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë teksa afatet e paraburgimit kanë kaluar.
Seanca u shty pasi prokurori kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Mikail Zorin po gjykohet për veprën penale “Marrje e informacione që përbejnë sekret shtetëror.”
E njëjta situatë ndodhi me Zvetlana Timofevën ndaj së cilës gjykata vendosi shtyrje të afateve të paraburgimit. Vendimi u konsiderua abuziv nga ana e mbrojtjes.
Svetlana Timofeva së bashku me një tjetër shtetas rus dhe një ukrainas në 20 Gusht të vitit 2022 u arrestuan në Gramsh teksa kaluan perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Çekin.
Pamjet filmike të gjetura në aparatet filmike zbuluan se tre të huajt kishin filmuar në disa objekte të rëndësisë së veçantë në Shqipëri si ujësjellës, reparte ushtarake apo porte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button