Kronika

Prokuroria sekuestroi llogaritë bankare të kompanisë fituese të tenderit të uniformave të Policisë

Prokuroria e Tiranës, sekuestron llogaritë bankare të kompanisë fituese të tenderit të uniformave të policisë së shtetit.

Sipas prokurorisë, është kërkuar në gjykatë sekuestrimi i llogarive bankare të kësaj kompanie, pasi dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale, atë të “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Për këto dyshime, është kërkuar bllokimi i llogarive bankare deri në një vendim tjetër pasi rezulton se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash si detyrim për prodhimin e uniformave dhe veshjeve të tjera special për policinë e shtetit. Veç llogarisë, prokuroria ka kërkuar edhe skuestrimi i dosjes së kompanisë pranë Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, me dyshimin e dorëzimit pranë qkr të shkresave të falsifikuara. Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme t’i vërë në dispozicion të gjithë dosjen për tenderin e uniformave të policisë së shtetit. Kontratën mes policisë dhe kompanisë shqiptaro-turke të dhjetorit të 2015 si dhe letër-këmbimet shkresore mes tyre.
Hetimet për dosjen në fjalë, kanë nisur pak muaj më parë pas publikimit në media të disa të dhënave, që ngren dyshime se me tenderin e uniformave është abuzuar. Për këtë fakt, prokuroria ka sekuestruar dhe administruar disa prova shkresore, ku provohet tashmë se kompania shqiptaro-turke është shpall fitues pa çertifikatën e cilësisë. Veç kësaj, në dosje thuhet se uniformat janë prodhuar në Turqi, ndërsa prokuroria nuk ka gjetur ndonjë shkresë apo provë në dogana që faktojnë hyrjen e tyre brenda territorit shqiptar, duke ngrit dyshime se kemi të bëjmë me falsifikim ose kontrabandë. Për këtë dhe të tjera dyshime, prokuroria po heton anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që shpallen fitues kompanin Marsi & AL” dhe “Yakupoglu Tekstil” për dizajnimin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniformave të ndryshme të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button