Kronika

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ndarjen e re territoriale

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hedh poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale të qeverisë, ç’ka do të thotë se tashmë i hapet rrugë riorganizimit administrativ të territorit shqiptar.

Gjykata-Kushtetuese1-516x3505Vendimi i zbardhur sot nga Kushtetuesja, vjen pas kërkesë së Partisë Demokratike për të shpallur anti-kushtetues ndarjen e re territoriale.

Sipas përfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike, kjo ndarje e re territoriale ka shkelur 5 pika të Kushtetutës, prandaj ky ligj duhet të kthehet.

Nga krahu tjetër Partia Socialiste me përfaqësuesit e saj ligjor ka theksuar ligji pë ndarjen e re territoriale është konform ligjit dhe i përmbush të gjitha kriteret kushtetuese.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, vjen pas vendimit të parë, ku u rrëzua kërkesa e demokratëve për të pezulluar ligjin në fjalë.

Ja njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
-Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
Rrëzimin e kërkesës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button