Bota

Bilanci: 90 të vdekur dhe 1,154 të lënduar në Turqi

Agjencia shtetërore e lajme turke, Anadoly Agency ka raportuar se numri i viktimave ka shkuar në 90. Sipas AA, 1,154 persona janë plagosur.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrur sot një takim urgjent për puçin ushtarak.

Një pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës, duke përdorur tanke dhe helikopterë, si dhe duke bllokur ura dhe marrë nën kontroll disa media.

Nderkohe sipas raportimeve të fundit deri më tani 754 ushtarë turq janë arrestuar, ndërsa pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë janë larguar nga detyra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button