Kronika

Prokuroria mbyll hetimet për Fullanin

Prokuroria ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Burime nga prokuroria njoftojnë se Ardian Fullani është gjetur fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimi në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani nisi pas skandalit që preku një vit më parë Bankën e Shqipërisë, kur në arkën e thesarit të shtetit, pjesë e BSH mungonin 713 milionë lekë të rinj. Kjo vjedhje ju faturua ish-përgjegjësit të arkës stok Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia si bashkëpunëtore e tij, ish punonjëse e Bankës. Ndërsa Fullani u hetua për shpërdorim detyre.

Gjatë hetimeve mësohet se Fullani do të përgjigjet para gjykatës edhe për një akuzë të re, atë të tenderave për rikonstruksionin e BSH dhe Hotel Dajtit. Mësohet se të hënën, Fullani do të paraqitet në Gjykatë për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button