Kronika

Durrës, vetëvritet me çifte 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës me një pushkë gjuetie në qytetin e Durrësit. Viktima e identifikuar nga policia me inicialet A.T, si fillim dyshohet se i ka shkaktuar vetes plagë të rënda, por më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Durrësit.
Policia ka sekuestruar si provë materiale çiften e përdorur. Ndërsa po heton mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Mësohet se viktima ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Burime thanë  se vështirësitë në rritjen e dy fëmijëve pas vdekjes së bashkëshortit dhe gjendja shendetesore dyshohet se mund të jenë shkaqet që e shtynë 36-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button