Ekonomia

Rama: Jetike, reforma në sektorin energjetik

Kryeministri-Edi-Rama-ne-konferencen-per-energjine-Foto-Albert-Myftaraj1-525x350Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot ‘jetike’ reformën e ndërmarrë nga qeveria në sektorin energjetik, e cila, tha ai, nëse do të vonohej më shumë rrezikonte ta çonte në kolaps sistemin.
“Kjo reformë është jetike. Edhe pse e shtyrë në kohë ne kemi detyrimin që të mos i lëmë qeverisë pasardhëse fatin e borxheve që ne gjetëm dhe as gjeneratës pasardhëse një kosto që cënon integritetin ekonomik dhe social të vendit”, tha Rama.
Kjo, vijoi ai, është një reformë e vonuar dhe e dhimbshme, e cila, sa më shumë të vonohet aq më të mëdha do të jenë dhimbjet. Por, dua t’i siguroj të gjithë se dhimbjet e kësaj reforme që kemi ndërmarrë sot, nuk janë asgjë në krahasim me dhimbjet që do të kishte çdo kompani në rast se ajo do të shtyhej qoftë dhe për një vit”, u shpreh sot kryeministri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverië shqiptare dhe Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sistemit energjetik në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button