Kronika

Sherri përfundon me plagosje me thikë në “Zog të Zi”, 51-vjeçari në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button