Kronika

Ekzekutimi i Elidon Mehmetit, pista e hetimit: Trafiku i drogës

Ekzekutimi i 39-vjeçarit, Elidon Mehmeti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Kjo është pista kryesore ku po heton Policia e Vlorës bazuar dhe në të shkuarën e viktimës, i cili njihej si person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari rezulton se ishte proceduar në shtetin italian për trafikim të lëndëve narkotike. Pak orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona, që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, me targa AA 709 HM në rrethrrotullimin e Skelës kur është qëlluar me armë zjarri.

Numërohen mbi 18 shenja të plumbave në makinën e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore të makines janë thyer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button