Kronika

Bluzat e bardha protestë të heshtur: S’mund të trajtohemi si kriminelë!

Mjekët gjinekologë në maternitetin “Koço Gliozheni” zhvilluan sot në 11:00 një protestë të heshtur kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre lidhur me vdekjen në këtë maternitet të nënës sëbashku me foshnjen e saj 9 muajshe në bark.

Me 2 mjekët e arrestuar janë solidarizuar edhe materniteti “Mbreteresha Geraldinë”.

Ata e kanë cilësuar të nxituar veprimin e Prokurorisë për ndalimin e mjekëve përpara se të përfundonin hetimet. “Nuk mund të trajtohemi si kriminelë”, u shprehën ata.

“Fajtori nuk kërkohet në spital. Vuajmë nga mjaft probleme në spitale, por nuk neglizhojmë raste. Prokuroria të kërkojë pse është vonuar diagnostikimi.Ne nuk mund të trajtohemi si kriminelë. Urdhri i mjekut duhet të merret me rastin në fjalë. Nuk mendojmë se rasti te Koço Gliozheni ka qenë gabim mjekësor. Përballojmë 30 lindje në nate e mbi 7 mijë lindje në vit. Të përfundonin hetimet, më pas të bëheshin ndalimet”

Me kolegët në kryeqytet janë solidariazuar edhe mjekët gjinekologë në spitalet e rretheve Fier, Vlorë, Shkodër.

Mjekët e pavioneve të spitalit rajonal të Vlorës kanë bojkotuar për 30 min punën.

Dy mjekët e ndaluar nga policia akuzohet për mjekim të pakujdeshëm. Ata do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë pasditen e sotme ose nesër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button