Kronika

Raporti për korrupsionin, vlerësim mesatar për luftën e qeverisë. Deputetët, me të kuqe

“Transparency International” publikoi raportin për korrupsionin të realizuar nga bisedat me 60 mijë qytetarë në 42 shtete të Europës dhe Azisë Qendrore, ku përfshihen edhe Shqipëria e Kosova. Raporti mbi eksperiencat e qytetarëve me korrupsionin mat perceptimin që ata kanë për fenomenin në vendet e tyre dhe përfshihet në Barometrin Global të Korrupsionit për vitin 2016.

Në Shqipëri, nga data 30 janar deri më 2 mars 2016, “TI” intervistoi 1.500 persona mbi eksperiencat e tyre me korrupsionin në shërbimet publike, në sektorët kyç si Policia Rrugore, lëshimi i dokumenteve, gjykatat, arsimi, shëndetësia, etj., gjatë 12 muajve të fundit.

Ndërsa në 5 pyetjet lidhur me perceptimin e nivelit të korrupsionit në institucione, shqiptarët e pyetur janë përgjigjur se besojnë që deputetët janë shumë të korruptuar dhe se kanë dhënë ryshfet në të paktën një prej shërbimeve publike që kanë përdorur 12 muajt e fundi.

Shkalla e perceptimit ndaj korrupsionit, si problemi më i madh i shoqërisë dhe asaj sesi po e lufton qeveria korrupsionin është mesatar për Shqipërinë, e cila është më lart edhe se disa vende të Bashkimit Europian.

Barometri Global i Korrupsionit i pyeti qytetarët nëse kanë dhënë parà nën dorë apo dhurata gjatë shfrytëzimit të një shërbimi të caktuar, e për Shqipërinë, shkalla e mitmarrjes rezultoi në 34%. Kosova me 10%, gjë është vlerësuar nga raporti si më e ulëti në rajon. Ndërsa në vendet e BE-së, më e larta ishte në Hungari, Rumani dhe Lituani, me nga 22% deri 29%.

Për të gjithë vendet e përfshira në anketim, “Transparency International” jep 4 rekomandime kyç: të reduktojnë korrupsionin politik dhe të ndihmojnë njerëzit që të denoncojnë pa frikë. Qeveritë sigurojnë pavarësinë e Gjyqësorit, sidomos në vendet që janë në bisedime për anëtarësim në BE, duke reduktuar ndikimin e Ekzekutivit mbi sistemin e drejtësisë, si dhe të mbështëse e të mbrojë raportuesit e korrupsionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button