Ekonomia

INSTAT: 95 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar përdorën kompjuter në 2015

Në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar. Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve.

Të dhënat u bënë publike të hënën nga ministrja e Inovacionit, Milena Hartio dhe Drejtore e Institutit të Statistikave, Mirela Muça gjatë prezantimin të publikimit të rezultateve të Anketës së Teknologjisë së Informacionit pranë ndërmarrjeve për vitin 2015, në mjediset e INSTAT-it

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%). Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.

Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95 %), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98 %).
Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune vetëm 3,8 % e tyre nuk kanë akses në internet. Pjesa dërmuese e tyre prej 82 % kanë patur lidhje DSL ose lidhje të tjera broadbandi. Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 64 % të ndërmarrjeve, ishte nga 2 Mbit/s deri në 10 Mbit/s.

MInistria e inovacionit Foto Agim Dobi (2)Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet në Shqipëri ( 91,4 %) është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia ( 98 %), dhe me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (99 %).
Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë pasur faqe web janë 48,8 %, ndërsa media sociale është përdorur nga 37,4 % e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar janë ato të cilat kanë përgjithësisht faqe web apo kanë përdorur median sociale. Përqindja e ndërmarrjeve të cilat përdorën internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2015, ishte 95,2 %.

Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë shitur ose blerë produktet / shërbimet e tyre nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara janë 10,4 %. Përgjithësisht tregtia elektronike kryhet nga ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacioni (26,9 %), transport dhe magazinim (23,9 %), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (22,3 %). Ndërsa, 3,6 % e ndërmarrjeve ndërtuese dhe 6,5 % e ndërmarrjeve përpunuese kanë shitur ose blerë produktet/shërbimet e tyre online.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button