Rajoni

Koment: Athinë, na duhet një plan!

Pokeri për miliardat e borxheve të Greqisë po kalon në raundin e dytë. Me lojtarë të rinj dhe me të njohur të vjetër. Athina kërkon më shumë kohë. Por donatorët nuk duan ta pranojnë këtë, mendon Henrik Böhme.

Kriza në Greqi
Kriza në Greqi

Për ta menduar e kishin menduar bukur, djemtë e shkathët nga Athina. Le të fluturojmë njëherë në economy class me avionë nëpër Evropë: Në Londër, Paris, Bruksel, Berlin, Frankfurt mbi Main. Për të kërkuar mirëkuptim, për të kërkuar durim, dhe natyrisht: para. Ose më mirë: për të kërkuar që t’u falen borxhet.

Të gjitha këto të shoqëruara si garniturë me argumentat: miliardat e ndihmës të BE dhe FMN e shtypin vendin, sepse mbi këtë mal gjigant borxhesh vijnë borxhe të tjera.

Ajo që mungon është: një plan

 Henrik Böhme
Henrik Böhme

Greqia është një shembull i shkëlqyer për klientelizmin në ekonomi dhe për korrupsionin, për një burokraci pa kufi, krahasuar me rendimentin minimal ekonomik, që i përgjigjet një së dhjetës së atij francez. Një sipërmarrjeje të re i duhet deri një vit kohë, për të marrë të gjitha lejet për të filluar punën. Me ngritjen e pagës minimale Alexis Tsipras nuk do ta luftojë dot papunësinë e tmerrshme tek të rinjtë.

Ishte ndoshta veprim plot simbolikë udhëtimi fillimisht në Bruksel, për t’u dhënë siguri evropianëve më të lartë se Greqia dëshiron të rrijë në BE dhe dëshiron ta mbajë euron. Por më parë zoti Cipras duhet të kishte udhëtuar në Spanjë, në Letoni dhe në Irlandë. Edhe atje kriza ka lënë gjurmë të thella, njerëzit kanë vuajtur. Por qeveritë atje i zbatuan programet e kursimit dhe sukseset e para po duken. Edhe në Greqi patën para tri vjetësh një minus prej dhjetë përqind të rendimentit ekonomik, tani vërehet një plus, qoftë edhe minimal. Por grekët e humbën durimin dhe vendosën ndryshe në kutitë e votimit.

Tani loja ka nisur nga fillimi

Ndaj dëbimit të trojkës së urryer, donatorët reaguan shumë qetë. Pak orë, pasi ministri i Financave të Athinës qe larguar nga oborri i Bankës Qendrore Evropiane, (BQE) ai bëri të ditur se që prej javës së ardhshme nuk do të pranohen më huatë e bankave greke si garanci. Kjo nuk është gjë tjetër veçse reagim i qeverisë së re në Athinë për t’i dhënë fund programit të kursimeve. Por pikërisht ky program ishte kusht që këto hua me vlerësime të këqia të pranoheshin si peng nga BQE.

Trojka është problemi më i vogël. Etiketa mund të ndryshojë – atëherë Athina duhet të negociojë veçuar me tri donatorët, BE, FMN dhe BQE.

Nuk ishte trojka ajo që e çoi Greqinë aty ku ndodhet sot. Ishin qeveritë me sa duket të paafta të Athinës të legjislaturave të kaluara. Ishin burokratët e paaftë në Bruksel, që u besuan statistikave të Athinës.

Për ta sjellë punën në një fund (të mirë), ka vetëm dy rrugë: një falimentim i vendit, i shoqëruar me një nxjerrje nga eurozona. Ose një plan Marshall për Athinën, me të cilin të nxitet rritja ekonomike në vend. Problemi këtu: edhe në këtë rast donatorët do të venë kushte, pra nuk duket plan i mirë.

Ose këto mund të mos ndodhin, sikur Cipras të nxjerrë një as sensacional nga mënga dhe ka një plan më të mirë. Le t’ua urojmë grekëve këtë. Vetëm se: mua më mungon besimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button