Ekonomia

Eksportet drejt Greqisë u rritën me 19 % në muajin shtator

Eksportet shqiptare drejt Greqisë në muajin shtator u rritën me 19 % . Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, shkëmbimet tregtare me Greqinë në muajin shtator të 2016-ës arritën në 41,875 milionë lekë.

Referuar të dhënave, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-shtator arritën në rreth 33.672 milionë lekë, kur një vit më parë (2015) u importuan 32.412 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 10.817 milionë lekë i ndjekur nga grupi “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 5.653 milionë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 4.912 milionë lekëve.

Sipas INSTAT, eksportet shqiptare gjatë nëntëmujorit të këtij viti drejt Greqisë llogariten në vlerën e 8.203 milionë lekëve. Në vitin 2015 në periudhën janar-shtator, eksportet nga Greqia llogariteshin 6,833 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button