Rajoni

Sofje: “Kosova dhe Bullgaria në hartat historike të Evropës”

aDisa ditë para 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Sofje u hap ekspozita “Kosova dhe Bullgaria në hartat e Evropës”. Aktiviteti është frytë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave Shtetërore të Bullgarisë. Për këtë shkak ky bashkëpunim u zgjat me akoma tri vjet përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë ceremonisë zyrtare për çeljen e ekspozitës.

“Përmes kësaj ekspozite duam të tregojmë një pjesë të vogël të eksponateve tona më të vlefshme. Kemi treguar kopje të hartave nga shekujt XIV dhe XV – theksoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” z. Mihail Gruev. Në këtë mënyrë duam të drejtojmë vëmendjen te pasuritë të cilat ruhen në arkivat e dy vendeve. Kjo na jep dituri për të kaluarën, si edhe për etnografinë dhe kulturën e dy popujve-bullgarë dhe shqiptarë.” Vizituesit mund të njihen me historinë e Ballkanit edhe përmes syrit të udhëtarëve gjermanë dhe francezë të cilët e kanë zbuluar gadishullin gjatë shekullit të XIX-të. Harta më e vjetër është nga viti 1375.

aaMë shumë rreth ekspozitës dhe projekteve të përbashkëta mes institucioneve arkivore të Ballkanit flet per Radio Bullgaria në gjuhën shqie, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.

“Kjo ekspozitë, thotë drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj, është publikuar në Arkivat e Kosovës në vitin 2012 si pjese e bashkepunimit midis dy arkivave. Qellimi eshte per te afruar gjurmet dhe levizjet e ndryshme te popujve ne kete pjese te Ballkanit dhe Europes. Jane harta te hershme qe nga shekulli 14, qe nga vitet 1300 e kendej. Jane harta te perbashketa te Bullgarise dhe Kosoves me nje pjese te Rumanise, jane harta te karakterit politik, te popullates te zhvillmeve, jane tregues te qarte te kesaj periudhe jo te shkurter te histories sone te perbashket.

Manaj thotë se: “Ka bashkëpunim midis arkivave te Shqiperisë, Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacise, Sllovenise, Bosnje-Hercegovines. Qellimi kryesor eshte te plotesohen dokumentet perkatese te popujve te ndryshem per periudha te ndryshme qe gjenden tek njeri tjetri. Kosova ende ka me shume dokumente jashte Kosoves se brenda saj, sidomos ka ne Turqi, me te cilat kami raporte shume te mira”.

“Ne si arkiv i Kosoves nxjerrim çdo vit Vjetarin, revistë një here ne vit, ku ka punime te ndryshme shkencore te karakterit historik por dhe te atij arkivor, kembejme punime edhe me arkivat ne rajon, ka punime te autoreve bullgar ne Vjetarin tone, sic ka edhe punime te autoreve kosovar ne botimet e Agjensisë Shteterore te Arkivave ne Sofje”, tha ai për Radio Sofje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button