Ekonomia

Fondi Besa blen Vision Fund; konkurrenca miraton përqendrimin

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit nga shoqëria Fondi BESA SH.A. të shoqërisë VisionFund Albania Sh.p.k”.

Kontrata është nënshkruar në 1 nëntor për shitjen dhe blerjen e të gjithë kapitalit të emetuar të VisionFund Albania sh.p.k.”  datë 1 nëntor 2016,  palëve Fondi Besa SH.A. (“Blerësi”) dhe VisionFund International (“Shitësi”), me objekt përftimin e kontrollit  të plotë të 100% të aksioneve të shoqërisë VisionFund Albania sh.p.k. (“Target”) nga Fondi Besa SH.A. Objekti i transaksionit është transferimi nga Shitësi tek Blerësi i 100% të aksioneve të shoqërisë VisionFund Albania sh.p.k.

Sipas analizës së Autoritetit, të dy shoqëritë veprojnë në tregun e kredisë dhe mikrokredisë të ofruara nga shoqëritë financiare jo banka.

Fondi Besa paraqitet me një pjesë tregu nën 50%. Edhe pas përqendrimit, pjesa e kombinuar e tregut të dy palëve mbetet poshtë këtij niveli. Prezenca e dy ndërmarrjeve të tjera në treg Tranzit dhe NOA, si aktorët me pjesët më të larta të tregut pas Fondit Besa si dhe prania e 6 subjekteve të tjera më të vogla në treg është një tregues i mundësisë së klientëve për të zgjedhur. Tregu gjatë vitit 2015 paraqitet i hapur (licencimi për kredi dhe mikrokredi), dhe kjo evidentohet nga hyrja e tre konkurrentëve të rinj në treg si Micro Credit Albania sh.p.k., Iutecredit Albania SH.A. dhe Agro Partner sh.p.k.

VizionFund Albania, mbi te cilin Fondi Besa perfton kontrollin e drejtperdrejte, zë një pjesë të vogël të tregut dhe fuqia e saj në treg është e limituar, referon Autoriteti.

Fondi Besa sh.a është një shoqëri e themeluar në Shqipëri dhe ka për objekt të aktivitetit të gjithë format e kredidhënies duke përfshirë kredinë konsumatorë dhe hipotekore, ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, shërbime këshilluese, ndërmjetësuese dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e mësipërme.

 

Sipas të dhënave nga bilanci i saj, Fondi kishte për vitin 2015 të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh, me një rritje prej 11% me bazë vjetore, duke u renditur ndër 200 kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Fitimi para taksave ishte 341 milionë lekë.

 

Portofoli i kredisë (hua dhënë klientëve neto) së Fondit Besa ishte rreth 6 miliardë lekë (rreth 44 milionë euro) në fund të 2015-s, sipas të dhënave nga bilanci.

 

VisionFund Albania është krijuar në vitin 2017 dhe është e themeluar nga VisionFund International: një organizatë e organizuar në përputhje me ligjin “Për organizatat jofitimprurëse fetare të shtetit të Kalifornisë”, i cili është një filial mikrofinanciar i Ëorld Vision International, i ngarkuar me mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve mikrofinanciare brenda Ëorld Vision.

 

Sipas bilancit të publikuar në QKB, Visionfund kishte të ardhura nga interesat prej rreth 80 milionë lekësh në vitin 2015, ndërsa fondi rezultoi me humbje prej 1.6 milionë lekësh, duke i reduktuar ndjeshëm ato, në raport me 17 milionë lekë që ishin humbjet vitin e mëparshëm.

 

Portofoli i kredisë për klientët i Visionfund ishte rreth 267 milionë lekë (rreth 2 milionë euro).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button