Kosova

Ymeri: 2016 viti i ndryshimeve rrënjësore

Lëvizja Vetëvendosje mendon se Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore në jetën politike dhe ekonomike.

Në tryezën e organizuar sot nga kjo lëvizje me shoqërinë civile, kryetari i saj Visar Ymeri, theksoi se “2016 është viti i ndryshimeve që duan qytetarët”.

Sipas tij, qeveria sot po rrezikon rendin kushtetues dhe për këtë duhet të japë llogari.

“Kemi një situatë ku kryeministri dhe zëvendësi i tij e kanë rrezikuar rendin kushtetues të vendit dhe si të tillë pretendojnë të qëndrojnë në krye të qeverisë. Jemi në një moment të rëndësishëm të dhënies së llogarisë”, tha ai.

Duke vlerësuar se qeveria aktuale ka mbështetjen më të ulët të qytetarëve, Ymeri u shpreh se zgjidhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje që në muajt e parë të këtij viti.

Ndërsa Krenar Shala nga shoqëria civile kërkoi që VV të punojë që edhe faktorit ndërkombëtar t’ia bëjnë të qartë gjendjen aktuale në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button