☁️
Tiranë 14°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.41 ▲8.12%
ARI 4,746 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,908 ▼ -1.13% ETH $2,192 ▼ -1.2% XRP $1.3318 ▲ +0.13% SOL $81.8600 ▼ -0.63%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.41 ▲8.12 % ARI 4,746 ▼0.86 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.41 ▲8.12 % ARI 4,746 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kosova

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ renditet i dyti në World Travel Awards 2015

Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ ka marrë çmimin e dytë në World Travel Awards 2015, ku ishte nominuar në mesin e aeroporteve më të mira të botës.

Ky nominim u bë në bazë të investimit të fundit në terminalin e ri të aeroportit dhe objektet përcjellëse, trendit të rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, sistemeve të teknologjisë së fundit në treg dhe ndikimit ndaj ambientit në trajtimin e ujit. Po ashtu për bazë ishin marrë edhe performanca në kohë e procesimit të udhëtarëve dhe fluturimeve etj.

Mirëpo, ajo që solli në fitore ishin pikërisht votat e qytetarëve të Kosovës dhe diasporës kosovare.

“Ne menaxhuam të arrijmë deri te nominimi, por asnjëherë nuk do të renditeshim në vendin e dytë pa votat e udhëtarëve tanë që shumicën e përbëjnë diaspora. Prandaj, jemi mirënjohës dhe ju falenderojmë për përkrahjen tuaj gjatë këtij votimi. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbime cilësore për të gjithë klientët tanë” – tha Drejtori Gjeneral i ANP ‘Adem Jashari’ Haldun Firat Kokturk me këtë rast.

ANP ‘Adem Jashari’ meqenëse është renditur i dyti pas aeroportit të Cyrih-ut së bashku me Aeroportin e Lisbonës duke lënë pas shumë aeroporte të njohur botërore, për këtë vit është ominuar automatikisht për t’u votuar.

Duhet theksuar se asnjë nga aeroportet rajonale nuk është nominuar asnjëherë në këtë garë ndërkombëtare.

Prandaj besojmë se qytetarët e Kosovës do të votojnë përsëri dhe do ta vënë ANP ‘Adem Jashari’ në vendin e parë aty edhe ku e meriton të jetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.