Ekonomia

Ekonomi: Kemi një kërkesë për të ardhur një low cost që quhet Wiz Air në Kukës

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi deklaroi se për të vënë në funksion Aeroportin e Kukësit duhen investime shtesë.

Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Ekonomi tha se është parashikuar që në vitin që vjen buxhetor të ketë investime shtesë për Kukësin që të bëhet i gatshëm për tu përdorur për transport udhëtarësh apo kargosh.

Ndërsa për aeroportin në jugun e vendit, Ekonomi shtoi se akoma nuk është vendosur nëse do të jetë në Vlorë, Sarandë apo Gjirokastër. Sipas saj, duhet parë me shumë kujdes e gjithë zona, në kuptimin e mbajtjes së një aeroporti, në kuptimin e terrenit gjeofizik që ka zona dhe pastaj studimi i fizibilitetit për vlerën e parave që do të investohen aty.

Ekonomi bëri të ditur se ka investitorë të interesuar për këtë ngjarje. “Aktualisht në Kukës ne kemi një kërkesë për të ardhur një low cost që quhet Wiz Air, e cila është në moment diskutimi me ministrinë e Transportit, për të kuptuar propozimin që bën dhe se çfarë përfitojmë më tej nga kjo”, tha ajo.

Lidhur me ndryshimin e pronësisë së aeroportit të Rinasit, ministrja Ekonomi tha se kontrata do të bëhet efektive menjëhere sapo të botohet në Fletoren Zyrtare.E pyetur nëse do të bëjë të mundur hapja e Aeroportit të Kukësit edhe uljen e tarifave të fluturimeve për qytetarët, Ekonomi tha se fakti që ne hapim mundësinë e fluturimeve dhe lejojmë kompani të reja që të hyjnë në Shqipëri, presioni i konkurrencës do të lejojë që të ketë një ulje të çmimeve dhe ardhjen e low cost në Shqipëri.
Por Ekonomi iu përgjigj edhe pyetjes se a është klima e biznesit ajo që po bën të ikin kompani që kanë origjinën nga vende me rregulla loje qartësisht të pastra dhe zëvendësohen nga kompani që pranojnë të veprojnë edhe në një xhungël ekonomike, në një xhungël ligjore.

Ministrja tha se kompanitë që vijnë kanë marrë përsipër riskun kur vijnë në një vend të caktuar. Nuk ka rëndësi se si është klima e atij vendi. “Kur ti largohesh me kapitalin tënd, merr përsipër lëvizjen, transferimin që i bën kapitalit. Unë them që, në këtë rast ideja e biznesit është një ide inovative e çdokujt që nis një biznes dhe kërkon të zgjerohet dhe unë besoj që në këtë mënyrë, kështu ndihmohet dhe lëvizja e kapitaleve në përgjithësi. Përsa i takon klimës së biznesit në Shqipëri, sepse mbase mund ta lidhim me këtë, unë personalisht mendoj, duke parë raportet ndërkombëtare, që klima e biznesit në Shqipëri është një klimë që po vjen në përmirësim sepse po të shikojmë, për shembull ne kishim së fundmi një takim në OBT, u përfaqësuam nga një grup nga ministria e Ekonomisë e drejtuar nga zv.ministri, ku performanca e lehtësimit tregtar që ka bërë Shqipëria në këto vite ishte një performancë që u vlerësua shumë mirë”, tha Ekonomi.

Po ashtu, theksoi Ekonomi, kemi edhe raporte të tjera që kanë dalë nga OECD, flas për organizata ndërkombëtare pastaj mund të hyjmë te perceptimet, nga OECD përsa i takon konkurrueshmërisë dhe indeksit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ne jemi klasifikuar vend me performancë të mirë, jemi në mesataren e rajonit, kemi indikatorë ku kemi ecur shumë mirë, sidomos indikatorët që kanë të bëjnë me kuadrin rregullator dhe operacional, kemi dhe indikatorë ku duhet të bëjmë më shumë përpjekje, siç janë për shembull indikatorët që kanë të bëjnë me antikorrupsionin dhe zbatimin e vendimeve që merr gjykata.

“Ndërkohë, po të shikojmë se si është vlera reforma ekonomike që ka ndërmarrë Shqipëria nga BE, në raportin e e tyre të fundit për reformën ekonomike të vendit 2016-2018, ka marrë nota shumë pozitive. Kështu që, në përgjithësi kemi një frymë klimë biznesi e cila ka ardhur në përmirësim dhe dua ta lidh dhe me disa indikatorë që ta kuptojmë pak më mirë.
Indikatorët që kanë të bëjnë me frymën e biznesit janë indikatorët që tregojnë se sa është fluksi i investimeve të huaja në vend. Fluksi i investimeve të huaja në vend ka pësuar rritje, nga 864 milionë dollarë që ishte vitin e kaluar ka shkuar në 884 milionë në vitin 2015”, u shpreh ministrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button