Kronika

Shpërndanin drogë tek ish- Konviktet, 92 vite burg për 10 të pandehurit

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 92 vite burg në total për 10 të pandehurit e grupit që shpërndanin drogë në zonën e ish-Konviktit. Kërkesa vjen 9 muaj pas arrestimit të grupit.

Këta persona në aktivitetin e tyre kriminal, orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambienteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore. Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore.

Sipas planeve të grupit bën të ditur prokuroria, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve.

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Prokuroria ka kërkuar nga 10 vite burg për Bledjon Liçen, Saimir Liçen,Gentian Koçolin, Marius Koçolin. 12 vite burg është kërkuar për Elton Koçolin, nga 9 vjet burg për Marjus Lakon dhe Erald Zejnunin, për Ronaldo Kovaçin është kërkuar 7 vjet burg dhe për Mario Tepexhikun 7 vjet e 6 muaj. Tetë vite burg prokuroria ka kërkuar për Dorian Sakon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button