Ekonomia

Kanionet e Osumit, përherë të vizitueshëm nga aventurierë sportiv

Kanionet e Osumit mbeten një destinacion i përhershëm për sportet e ujit. Jo vetëm në fundjavë por edhe në ditë të zakonshme drejt tyre vërshojnë amatorë pasionantë pas aventurës së raftingut.

Që prej javës së fundit të muajit mars e në vazhdim, çdo fundjavë, po edhe në  ditë jave, ka patur aktivitete raftingu në kanionet e këtij lumi. Pjesëmarrësit janë turistë vendas dhe të huaj, të rinj dhe të moshave të tjera që lundrojnë në rrymat dhe shtigjet e ngushta shkëmbore gjatë rrjedhës së tij.

Bukuria e këtyre  kanioneve, si një nga Monumentet e Natyrës sonë, janë një vlerë e shtuar në turizmin shqiptar. Emocionet e përfituara gjatë vozitjeve me barka përmes tyre dhe kontakti me ujin, bëjnë një ditë ose fundjavë tepër argëtuese dhe me kujtime të bukura. Kësaj i shtohen edhe monumentet e kulturës apo ato historike që gjenden në këtë rrjedhë. Ushqimi i veçantë i zonës, ku vendin e parë e zë mishi i kecit apo qingjit të shoqëruar me rakinë e famshme të Skraparit është një tjetër motiv për të udhëtuar drejt kësaj rrjedhe me hone shkëmbore e ujë të rrëmbyeshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button