Bota

Gabimi i vërtetë i Obamës në Sir

Nga Christopher HILL

Ndërsa Presidenti i SHBA-ve Barack Obama po i afrohet fundit të mandatit të tij tetëvjeçar, ai po përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha për shkak se dështoi të ndërhyjë më herët dhe me më shumë forcë për të ndaluar kasaphanën në Siri – në atë që shumë e quajnë “gabimi i tij më i madh.” Por ndërsa Obama dukshëm ka bërë gabime në Siri, heqja dorë nga ndërhyrja ushtarake amerikane nuk është një nga këto gabime.

Ndërsa mandati tetëvjeçar i presidentit të SHBA-ve Barack Obama është drejt fundit, ai po përballet me kritika gjithnjë e më intensive për dështimin e përpjekjeve të tij për të ndaluar kasaphanën në Siri – një gjë që shumë po e cilësojnë se përbën “gabimin e tij më të madh.” Por alternativat që sugjerojnë kritikët e tyre mund të rezultonin po kaq problematike.

Kritikuesit e Obamës dënojnë vendimin e tij për të mos nisur një ndërhyrje të fortë ushtarake për të larguar presidentin e Sirisë Bashar al-Assad që në fillim të konfliktit, kur SHBA-të mund të kishin mbështetur forca më të moderuara që supozohej se gjendeshin në atë kohë. Në rastin më të keq, thonë kritikët, Obama duhej që kishte detyruar respektimin e të ashtuquajturave “vija të kuqe”, të cilat ai vetë i pati përcaktuar, të tilla si ndërhyrje në rast se regjimi i Assad përdorte armë kimike.

Në dështimin për të ndërhyrë në mënyrë të hershme dhe dhe vendimtare, tha ai, Obama hoqi dotë nga parimi i mbështetur nga OKB “përgjegjësi për të mbrojtur” popullsinë civile nga qeveritë që kryejnë krime lufte kundër tyre.

Për më tepër, ai la hapësirë që fuqi të huaja të mbështesin Assad – veçanërisht Risinë, e cila dërgoi trajnues dhe avionë lufte për të ndihmuar forcat e Assad – për të ndërhyrë në konflikt.

Ky lloj kriticizmi humbet shënjestrën. Ndërsa Obama me të vërtetë bëri gabime në politikën e tij në Siri – gabime që kontribian daljen jashtë kontrollit të kësaj krize – politika ndërhyrëse që po mbështetet gjithnjë e më shumë nga dijetarë si liberalë ashtu edhe neo-konservatorë ka rezultuar shkatërrimtare në më shumë se një rast, përfshirë Irakun dhe Libinë.

Ajo çfarë ekspertët, politikanët dhe publiku duhet të mbështesin është krijimi i një politike të jashtme më të integruar. Duke kombinuar levën e presionit dhe logjikën është e mundshme të çohen përpara objektiva qoftë afatshkurtër, ashtu edhe afatgjatë, objektiva që përzgjidhen dhe prioritizohen në përputhje me kapacitetet dhe përfitimet për interesat amerikane, pa përmendur pjesën tjetër të botës, në mënyrë të qendrueshme.

në Siri, një element kyç i një përqasjeje të tillë mund të qe ndërveprimi me Assad. Vendimi fillestar për të ndërprerë të gjitha lidhjet dhe për të bërë thirrje për rrëzimin e tij përfaqëson një dështim në analizim, pasojat e të cilit nuk u kapërcyen dot kurrë nga administrata e Obamës.

M ë 2011, administrata e Obamës përcaktoi se, njësoj si në Tunizi dhe Egjipt, “Pranvera Arabe” e cila përfshiu edhe Sirinë – e perceptuar gjerësisht si një lëvizje me bazë demokratike – mund të rrëzonte Assad. Edhe kur regjimi nisi kundërsulme brutale në vende të tilla si Hama, Homs dhe, në mënyrë më dramatike, në Alepo, zyrtarët e SHBA-së dukej se qenë të bindur se rënia e Assad qe thjeshtë çështje kohe. Ai qe zënë në cep, besohej, dhe thjeshtë po përpëlitej përballë dallgës së pashmangshme të historisë.

Bazuar në këtë vlerësim, SHBA-të dhe të tjerët kërkuan të izolonin regjimin e Assad. Ata punuan për të bashkuar grupimet e opozitës, shpesh duke ofruar mbështetje domethënëse. The ata bënë thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve demokratike.

Vlerësimi rezultoi gabim. Dhe, për shkak se politika e mirë është e pamundur pa analizë të mirë, edhe politikat që rrodhën rezultuan gabim.

Defektet në vlerësimin nga ana e administratës së Obamës të krizës në Siri u bënë shpejt të dukshme. Më e dukshmja, radikalët suni me mbështetje të huaj me shpejtësi dominuan “lëvizjen popullore dhe demokratike”. Entiteti që u shfaq, – i ashtuquajturi Shteti islamik (ISIS) – nuk po përpiqej të rrëzonte një diktator të egër, por për të shtypur pabesimtarët dhe mëkanarët dhe për të krijuar një kalifat ekstremist Suni.

Që të jemi të sigurtë, shumë të huaj pretendojnë se radikalizimi nuk qe i pashmangshëm dhe se ai ndodhi ekzaktësisht për shkak se fuqitë e huaja si SHBA-të dështuan të ndërhyjnë herët dhe me forcë. Por studimet sugjerojnë se ky ndryshim ndodhi me të vërtetë që në fillim. në të vërtetë, lëvizja anti-Assad mund të mos ketë qenë kurrë koalicioni demokratik iluminist që mbështetësit ndërkombëtarë pretendonin se qe, së paku jo tërësisht.

Përveç leximit të gabuar të opozitës, administrata Obama bëri edhe një gabim tjetër përcaktues në Siri: ajo dështoi të marrë parasysh interesat e fuqive të tjera. Rusia, në veçanti, kishte interes të konsiderueshëm strategjik në Siri dhe shqetësime serioze mbi një fitore të mundshme të xhihadistëve, mes të cilëve, sipas shumë të dhënave, gjenden edhe elementë radikalë nga Çeçenia.

SHBA-të e injoruan të gjithë këtë, në dukje të paaftë për të pranuar çfarëdolloj gjëje që qeveria e presidentit të Rusisë Vladimir Putin kishte për të thënë. Në vend të kësaj, zyrtarët ameriakanë shpesh i dhanë leksione homologëve të tyre rusë mbi të këqijat e regjimit të Assad. Rusia, deklaruan ata, thjeshtë duhej të kalonte në anën e drejtë të historisë.

Por a mundet që rrëzimi i një qeverie sovrane – qoftë edhe ajo e një diktatori rrënqethës si Assad – me të vërtetë ta vendosë SHBA-në apo Rusinë në anën e drejtë të historisë? Nëse nuk është asgjë tjetër, Siria gjithsesi vijon të mbetet një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Dhe i avlen të rikujtohet, edhe një herë, se si përfunduan përpjekjet e mëparshme për ndryshime të dhunshme të regjimeve, të tilla si në Libi.

Megjithatë në SHBA dhe gjithkund tjetër (në mënyrë domethënëse, shumë larg llogoreve të luftës), klasat dërdëllitëse vijojnë të debatojnë mbi mundësitë e supozuara të humbura për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të mbrojtur civilët. Shumë pak duken të gatshëm të vlerësojnë se mundësia e vërtetë e humbur gjendet në fakt në dështimin për të udhëhequr një tryezë bisedimesh për një zgjedhje të mundshme paqësore. Ndoshta është thjeshtë çështje e vetë-ruajtjes politike: në SHBA, ndoshta më shumë se në vende të tjera, të ndryshosh mendim gjykohet si dobësi, si një opsion më i keq nga këmbëngulja te një politikë e dështuar.

Megjithatë, disa ndryshime premtuese duket se po bëhen. Tashmë që ISIS po humbet terren, SHBA-të dhe Rusia kanë filluar të thellojnë diskutimet mbi një koordinim më të madh ushtarak. Dikush shpreson që ky bashkëpunim të zgjerohet në planifikimin e asaj se si mund të administrohet në të ardhmen një shoqëri komplekse dhe e shkatërruar.

Natyrisht, në këtë pukë, është e pamundur të thuash se çfarë do të shfaqet nga kriza e Sirisë, Një shtet i ri i udhëhequr nga Sunitët? Disa shtete të reja? Edhe një hartë e re për Lindjen e Mesme është e mundshme. Ajo që është e sigurtë se rezultati i kësaj do të ketë ndikim të thellë te fqinjët e Sirisë dhe më gjerësisht te e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Interesat e tyre, bashkë me interesat e popullit të Sirisë, duhet të oërbëjnë bazën për çfarëdolloj përpjekjeje për t’i dhënë fund kasaphanës dhe për të krijuar kushtet për një paqe afatgjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button