Rajoni

Daçiq: Kroacia po blen raketa për të sulmuar Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Kroacia është duke u furnizuar me raketa balistike, të cilat ndoshta do t’i përdorë kundër Serbisë.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb N1, të cilën e kanë transmetuar edhe mediat kroate, Daçiq ka thënë se “supozohet se armët të cilat Kroacia është duke i siguruar mund të përdoren vetëm kundër Serbisë”, transmeton Telegrafi.

“Nuk besoj se do të qëllojnë, Austrinë, Italinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, por ndoshta Republikën e Serbisë. Nuk e di se për çfarë do t’iu nevojiten ato”, ka shtuar Daçiq.

Përndryshe, Kroacia ka porositur nga Shtetet e Bashkuara, 16 lançues të raketave që mund të ndezin raketat balistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button