Kosova

Çollaku: Sivjet e nënshkruajmë MSA’në dhe marrim rekomandimin për vizat

KOSMinistri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve. Po ashtu ai e njoftoi mysafiren edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Kosova lidhur me agjendën e saj evropiane duke thënë se këtë vit Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kurse diplomatja turke, Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, transmeton Klan K.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button