Ekonomia

Shqipëri-Republika Çeke, intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Nxitja e investimeve strategjike çeke, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimi i biznesit, ishte në fokus të takimit që Ambasadori i Shqipërisë, Riza Poda, zhvilloi një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Republikes Çeke, Jan Mladek.

Ambasadori nënvizoi, se Shqipëria është e interesuar të bashkëpunojë me investitorë çek, për të zhvilluar sistemin hekurudhor, minierat, rrjetin e shpërndarjes së gazit në qytete dhe konsumatorët e mëdhenj, ndërtimin e depozitave nëntokësore të gazit etj.

Ministri Mladek bëri të ditur, se ekzistojnë potenciale të mëdha bashkëpunimi ekonomik dhe pala çeke është e interesuar së tepërmi për të bashkëpunuar në fusha të tilla si: hekurudhat, minierat, rrjetet lokale të gazit, furnizimin me pajisje për fermat (makineri bujqësore) dhe industrinë ushqimore.

Ai premtoi, se do të vizitojë shumë shpejt Tiranën, i shoqëruar nga një grup i madh përfaqësuesish të biznesit çek. Gjatë vizitës do të organizohet dhe sesioni i rradhës i Grupit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, Çeki-Shqipëri.

Ambasadori Poda theksoi se viti 2015 ishte shumë i mbarë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një numër ministrash shqiptarë dhe çekë vizituan respektivisht të dy vendet, që kulmuan me vizitën zyrtare të Kryeministrit, Edi Rama në Pragë.

Statistikat tregojnë, se shkëmbimet tregtare shënuan rritje me mbi 10%, krahasuar me një vit më parë.

Mbi 16 000 turistë çekë vizituan Shqipërinë dhe rreth 8000 turistë shqiptarë vizituan Republikën Çeke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button