Kronika

KQZ-Kuvendit: Të përcaktohen rregullat për financimin dhe fushata e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  i ka dërguar shkresë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për disa rekomandime të pjesshme për ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor ku përfshihen dhe rregullat e financimit të fushatës zgjedhore.

“Mënyra-forma e organizimi dhe e funksionimi të komisioneve të qendrave të votimit KQV, komisionet zonale të administrimit zgjedhor, KZAZ si dhe e grupeve te numërimit GN me qëllimi që të kenë një administrim më të mirë të procesit zgjedhor. Propozimi lidhte me organizimin dhe funksionimi e këtyre komisioneve se janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe konstatimet e konfirmuara nga OSBE/ODIHR”, rekomandon KQZ.

Një tjetër propozim i KQZ ka të bëjë me financimi e fushatës zgjedhore.

“Financimi i partive politike është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit zgjedhor dhe sugjerojmë: Të përcaktohen rregullat për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në interne (online), në rrjete sociale dhe në median e shkruar. Të përcaktohen rregullat në lidhje me financimin dhe fushata e subjekteve zgjedhore të identifikuara si “palë e tretë”rekomandon KQZ.

Po ashtu KQZ dërgon rekomandime në  lidhje me përdorimin e aseteve publike në fushatë nga funksionarë publik.

Rekomandojmë, që të përcaktohen në mënyrë shteruese çfarë duhet të jetë e ndaluar për funksionarët publik në kuadër të fushatës zgjedhore, si dhe mekanizmat për verifikim nga KQZ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button