Te ndryshme

Shteti ku rrezatimi diellor do të arrijë nivele rekord

Peruja do të shënojë nivelet e rrezatimit më të larta në të gjithë planetin gjatë muajit shkurt, që është dhe etapa më e nxehtë e verës.

E vlerësuar me “19 pikë në një shkallë prej 20”, rrezatimi do të perceptohet më intensivisht në malësitë e Andeve peruane.

“Shenja kufi tashmë është regjistruar në qytetin e Junín dhe Cerro de Pasco, të dyja të vendosura më shumë se 4000 metra mbi nivelin e detit, në qendër të territorit”, pohon Shërbimi Kombëtar për hidrologji dhe meteorologji (Senamhi) i Perusë.

“Që një nivel të quhet ekstrem duhet të tejkalojë 11 pikë”, thotë SENAMHI.

Në Lima, parashikohet që rrezatimi diellor të arrijnë 15 pikë dhe temperatura maksimale do të rritet në 33 gradë.

Autoritetet sugjerojnë popullsinë për “përdorim të syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës” si dhe mos ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit mes orës 10:00 dhe 16:00, në mënyrë që të zvogëlohen ndikimet negative të rrezatimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button