Rajoni

Vuçiç i telefonon Ciprasit: Mos votoni pro Kosovës në UNESCO

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i ka telefonuar sot homologut të tij grek Aleksis Cipras dhe i ka kërkuar që Greqia të mos votojë për panimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas asaj që shkruante sot gazeta me tone nacionaliste “Kurir”, bashkëbisedimi mes dy kryeministrave ka qenë “gjatë dhe i frytshëm”.

Po ashtu, Vuçiç dhe Cipras kanë diskutuar edhe për çështjet rajonale si dhe për krizën e emigrantëve. Mësohet se Vuçiç e ka ftuar Ciprasin për një vizitë zyrtare në Beograd.

Në këtë mënyrë, boshti sllavo-grek tregon edhe një herë se ku bëhet fjalë për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, pavarëisht nga kriza ekonomike e dy vendeve, bashkëpunimi nuk njeh kufij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button