Kronika

Ministrja Kodheli i dorëzon hipotekën misionit “Motrat e Nënë Terezës” në Pukë

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në qytetin e Pukës, ku i dorëzoi misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës” dokumentin hipotekor të një ndërtese ish-pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila tashmë kalon në pronësi të këtij misioni fetar.

Kodheli-ne-Puke-1Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm deputeti i zonës Mark Frroku, imzot Lucian Avgustini ipeshkëv i Dioqezit të Sapës, përfaqësues të misionit “Motrat e Nënë Terezës”, si dhe banorë të qytetit të Pukës.

Pas përshëndetjes që bëri imzot Lucian Avgustini, ipeshkëv i Dioqezit të Sapës, fjalën e mori ministrja Kodheli, e cila ndër të tjera theksoi se, ky është një vend i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm që meritojnë shumë më tepër. “Meriton shumë më tepër edhe kisha që shërben në këtë vend të ashpër nga natyra, por jo nga bujaria dhe devotshmëria. Unë kam pasur nderin e jashtëzakonshëm dhe fatin e madh ta takoj të paktën dy herë në jetën time Nënë Terezën.Kodheli ne Puke (3) Është  detyrimi im si ministre e qeverisë që unë përfaqësoj, ka vijuar më tej ministrja Kodheli, që të mundësoja shumë pak për një dokument, i cili duhet të ishte marrë dekada më parë. Është pak të them se është turpi i atyre që kanë drejtuar politikën shqiptare për të mos siguruar këtë objekt, që i shërben të paktën 60 familjeve të varfëra, që janë në nevojë ekonomike. Ne jemi gati t’u përgjigjemi të gjithë njerëzve të thjeshtë, shqiptarëve kudo që janë të çdo besimi që kanë. E rëndësishme është që të respektojmë njeri-tjetrin dhe kjo është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mbarë që qeveria shqiptare ka me kishën katolike dhe me gjithë institucionet e tjera fetare për ta ndërgjegjësuar këtë marrëdhënie gjithnjë dhe më të bukur,  për ta çuar më përpara shërbesën e njerëzve besimtarë, të cilët kanë merituar dhe meritojnë shumë më tepër në gjithë këto vite.

Kodheli ne Puke (4)“Misioni juaj është fisnik, njerëzor, human dhe besoj se ky dimension duhet ruajtur, për të ngritur në majat e respektit, mbarë botën. Ju falënderoj që ekzistoni, për çka bëni për njerëzit dhe shpresoj shumë që bashkëpunimi ynë të jetë  gjithmonë i frytshëm, i devotshëm,  i ngushtë në shërbim të qytetarëve, të besimit të fortë që duhet të keni se, gjërat në Shqipëri do të bëhen më mirë, do të bëhen më bukur”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja Kodheli.

Kodheli ne Puke (2)Më pas, ministrja Kodheli i dorëzoi përfaqësues së misionit “Nënë Tereza” në Pukë, dokumentin hipotekor me nr. 13, datë 9.12.2014, nëpërmjet të cilit objekti tashmë figuron në pronësi të këtij misioni bamirës. Pas këtij akti, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe monsinjor Lucian Avgustini zbuluan pllakën e vendosur në hyrje të këtij institucioni fetar me këtë mbishktrim: “Dhuratë e Ministres së Mbrojtjes për “Motrat e Nënë Terzës” me falënderimet për veprën e tyre të jashtëzakonshme. Zoti ju bekoftë! Mimi Kodheli”.

Në vijim të qëndrimit të saj në Pukë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i dhuroi tre familjeve të varfëra që jetojnë në periferi të këtij qyteti ndihma në ushqime, veshmbathje dhe materiale sanitare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button