Politika

Ilir Meta: E pandodhur që të arratiset numri dy i qeverisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ai tha se është e paprecedent që numri dy i qeverisë të arratiset, duke iu referuar Arben Ahmetajt.

Meta deklaroi se çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë.

Sipas tij, afera e inceneratorëve është skandaloze dhe grupi që është marrë me këtë është një grup i strukturuar kriminal.

“Lidhur me çështjen Ahmetaj mund të them se është një ngjarje e pa ndodhur që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi dhe ti shmanget drejtësisë që vetë ka votuar.

Kjo tregon edhe krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë dhe qëndrimi im në këtë çështje ka qenë dhe është i qartë.

Çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë për përgjegjësitë e tij ligjore dhe individuale.

Të mos harrojmë atë që ka thënë Ahmetaj para disa muajsh se ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe.

Sa më takon mua dhe PL, denoncimet e para për këtë aferë kanë ardhur nga ne dhe unë si president e kam denoncuar si aferë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.

E dini që pavarësisht se disa zyrtare dhe ish- ministra janë ndaluar, përsëri kjo është një aferë që vazhdon.

Janë tre incneratore që nuk janë në punë, njëri nuk ekziston fare, janë dhjetëra miliona euro të grabitura, janë tre pronarë në kërkim.

Afera vazhdon dhe kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button