Ekonomia

Miratohet marrëveshja me Sllovakinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme. Komisioni mori në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor”.

Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, Zarina Taja, drejtor, Drejtoria e Politikave dhe Harmonizimit Fiskal të Legjislacionit për Tatimet Direkte dhe Taksimin Ndërkombëtar dhe Dorina Toro, përgjegjës sektori, Drejtoria e Politikave dhe Harmonizimit Fiskal të Legjislacionit për Tatimet Direkte dhe Taksimin Ndërkombëtar.

Gjatë fjalës së saj në komision, zëvendësministrja Vjero deklaroi se ky projektligj ka për qëllim nxitjen dhe garantimin e zhvillimit ekonomik midis vendeve.

“Në vijim të rekomandimeve të BE-së do të duhet të fillojmë negociatat edhe me vende të tjera dhe për të propozuar marrëveshje të këtij lloji. Qëllimi është rritja e lëvizjes së lirë dhe për të ndihmuar të bërit biznes. Marrëveshja do të krijojë një bazë të plotë ligjore për trajtimin e individëve dhe bizneseve”, u shpreh Vjero.

Relatorja e çështjes, Etilda Gjonaj, nënvizoi se, “një pjesë e rekomandimeve të BE-së lidhet me këto marrëveshje që bëhen midis shteteve. Fitojnë respektivisht shtetasit e të dy vendeve, do të inkurajoja ministrinë për nënshkrimin dhe ratifikimin e më shumë marrëveshjeve të tilla midis shteteve.” Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button