Rajoni

BUKURESHT – Mitarachi: Mungesa e Rumanisë dhe Bullgarisë një pengesë për vetë zonën Schengen

Ndërsa Greqia nisi javën e kaluar një nismë diplomatike për të mbështetur kërkesën e dy shteteve për t’u pranuar në zonën Schengen, Mitarachi i tha kancelarit austriak, Karl Nehammer dhe ministrit të Brendshëm, Gerhard Karmer në Vjenë se mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së në Bullgari dhe Rumani mund të jetë pozitive për Bashkimin Evropian.

Ministri grek tha se Rumania dhe Bullgaria meritojnë të pranohen në zonën Schengen, pasi kenë plotësuar të gjitha kushtet, duke respektuar plotësisht “acquis-in” Schengen.

“Së dyti, në luftën kundër migracionit të paligjshëm është e rëndësishme që ne të kemi më shumë, jo më pak Evropë”, tha Mitarachi.

“Dhe së treti kjo është e rëndësishme edhe për Greqinë, për industrinë turistike, për bashkëpunimin dypalësh ekonomik”, shtoi ai.

Ministri grek tha se për momentin është shumë e vështirë për të çuar përpara një kornizë kohore.

“Shpresoj se kriza do të zgjidhet në vitin 2023, dhe se një njoftim në lidhje me hapat e ndërmarrë deri më tani mund të bëhet e ditur në mbledhjen joformale të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, në Stokholm në fund të këtij muaji”, shtoi Notis Mitarachi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button