Ekonomia

Vjosë-Levan-Fier/Panariti: 81 milionë lekë për përmirësim të vaditjes

Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët është një ndër objektivat kryesore të qeverisë shqiptare.

Ministria e Bujqësisë ka financuar 81 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për pastrimin e lotit të dytë të veprës vaditëse Vjosë- Levan- Fier, duke mundësuar përmirësimin e vaditjes së mbi 14 mijë ha tokë bujqësore në këtë zonë.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, inspektoi nga afër të martën punimet për veprën ujitëse Vjosë- Levan- Fier, ku aktualisht punohet me intensitet të lartë për pastrimin e 10 km të tjerë të këtij loti.

I konsideruar si projekti më i madhi që është bërë ndonjëherë për ujitjen, vaditjen dhe kullimin në bujqësi, kreu i Bujqësisë, Panariti, është angazhuar tërësisht për të realizuar me sukses programin e qeverisë për rritjen e përmirësimit të ujitjes së tokave bujqësore, veçanërisht tani me afrimin e sezonit veror, sidomos në zonat ku ka më shumë zhvillim intensiv bujqësia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button