Kronika

Debati për fenë në shkolla, ministrja Nikolla: Do të jepet nga mësuesit, jo klerikët

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për futjen e fesë në shkollë, ka sqaruar se bëhet fjalë për një projekt pilot që do të aplikohet në vitin akademik 2016-2017 në vetëm 10 shkolla.

Lënda e re do të quhet “Historia e besimeve fetare” dhe do të mësohet në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

“Fillimisht projekti do të zbatohet në 10 shkolla pilot, në klasat e gjashta dhe në vitin e parë në gjimnaz”, sqaroi ajo në Komisionin e Arsimit.

Debati për fenë në shkolla u hap nga Edi Rama dy ditë më parë kur tha se kemi një projekt për futjen e fesë në shkolla. “Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm”, deklaroi Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit, shkolla publike duhet të jetë një hapsirë njohesë jo vëtëm për shkencat, por edhe për fenë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button