Kronika

Lejet e ndërtimit, gjykata e Beratit shpall të pafajshëm ish-kreun e Urës Vajgurore

Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm ish kryebashkiakun e Urës Vajgurore, Syrja Ormëni, ndërsa ka dënuar 8 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Sipas informacioneve zyrtare, 9 personat akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Beratit kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për secilin, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën vetëm për 8 prej tyre.

Sipas prokurorisë së Beratit, hetimet kishin nisur pas kallëzimit të ministrisë së Transporteve, për një leje ndërtimi për godinë shërbimi, dhënë nga KRRT e Urës Vajgurore, në favor të një subjekti, administrator i të cilit ishte vëllai i ish-kryebashkiakut, Fatos Ormënaj.

Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera. Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.

“Në përfundim të gjykimit, më dt. 15.10.2015, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shpalljen fajtor të 8 nga 9 personat e akuzuar, duke i dënuar nga 9 muaj deri në 1 vit burgim, të shndërruar në 18 muaj deri në 2 vite shërbim prove. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë, Syrja Ormënaj, u shpall i pafajshëm, ndërkohë që përfitues i drejtëpërdrejtë i një prej lejeve të ndërtimit të gjetura në shkelje të ligjit ishte e vëllait të tij”, bën të ditur prokuroria e rrethit Berat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button