Ekonomia

3-mujori/ Bankat tregtare, rezultate pozitive fitimi

Shumica e bankave tregtare që operojnë në vend, e mbyllën 3-mujorin e parë të vitit, me rezultate pozitive fitimi.

Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, (AAB), nga 16 banka të sistemit, 11 prej tyre raportuan një rezultat fitimprurës për tremujorin e parë 2016.

Numri i bankave me rezultate pozitive është dukshëm më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2015. Megjithatë, përgjithësisht rezultatet e tremujorit të parë konfimojnë një tendencë të uljes së volumit të fitimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të ngushtimit të marzheve të interesit, por edhe përkeqësimit të nivelit të kredive me probleme, që është rikthyer në kufijtë e 19%.

Ndër bankat më të mëdha, që zotërojnë më shumë se 7% pjesë tregut, Banka Kombëtare Tregtare, Intesa Sanpaolo dhe Credins e mbyllën tremujorin me fitim, ndërsa Raiffeisen raportoi rezultat financiar negativ. Mes bankave të grupit të dytë, me pjesë tregu nga 2% deri në 7%, Tirana Bank dhe Alpha Bank regjistruan humbje për të dytin tremujor radhazi, ndërkohë që ju rikthyen rezultateve pozitive bankat Societe Generale, NBG dhe ProCredit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button