Ekonomia

Dhomat e tregtisë: Paketa fiskale nuk u konsultua me ne

Përfaqësuesit e dhomave të tregtisë ankohen se qeveria nuk e ka konsultuar paketën e re fiskale me sipërmarrjen.
“Ndërsa kemi patur një konsultim shumë të mirë për pjesën e parë të vitit në ligjin e procedurave për paketën e kemi marrë vesh vetëm kur ka kaluar në qeveri”, tha Lorenc Gjoni, drejtor ekzekutiv, Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Por cili është qëndrimi i grupimeve të biznesin për paketën e re të taksave?
“Është paketë e vakët. Ne kemi biseduar për shumë gjëra, të paktën edhe me grupet e interesit, por nuk përfshihet asgjë nga ato që ne kemi kërkuar”, shprehet Nikolin Jaka.
Paketa e re fiskale nuk e rrit barrën e taksave në ekonomi, por biznesi kërkon lehtësim të taksave, veçanërisht atyre direkte.
“Duke filluar nga tatimi mbi fitimin, ai mbi të ardhurat personale dhe dividentit që është si një taksë e dyfishtë. Kemi disa elementë që ndikojnë në mbarëvajtjen e biznesit”, tha Gjoni.
Për Nikolin Jakën ulja e tatim fitimit dhe dividentit është e domosdoshme për ta bërë Shqipërinë konkurruese në rajon.
“Ne sot jemi në mungesë të theksuar konkurrence lidhur me këto taksa të drejtpërdrejta që janë në paketën që i bëhet investitorëve vendas dhe të huaj”, tha Jaka.
Paketa e re fiskale vendos akcizë mbi gazin e lëngët në masën 13 lekë për litër, por ul rentën minerare dhe taksat doganore e lëndëve të para të fasonit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button