Kronika

Policia: Asnjë problem me autobusin e Serbisë, po verifikohen pretendimet

aaaaPolicia e Tiranës ka reaguar mbrëmjen e të mërkurës lidhur me pretendimin e përfaqësuesve të Federatës serbe të futbollit se autobusi i Serbisë është goditur me gurë në rrugën nga Rinasi drejt Tiranës, ku është akomoduar në hotel “Sheraton”

Me anë të një deklarate për shtyp, Policia e Tiranës bën me dije se që nga momenti i zbritjes së lojtareve në aeroportin e Rinasit deri në mbërritjen e delegacionit në Hotelin ku janë akomoduar nuk është konstatuar asnjë problem.

Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë, vijon deklarata e Policisë së Tiranës.

Gjithsesi Policia siguron se po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe për të zbuluar autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button