Kronika

ShBA: shqiptarja vret bashkëshortin

Një 34-vjeçare shqiptare është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka vrarë bashkëshortin e saj me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Waterbury, Connecticut, ku Anila Keco qëlloi me thikë bashkëshortin e saj Valmir Keco 43-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital, disa orë pas plagosjes. Të dy janë me origjinë nga Devolli i Korçës. Mediet shkruajnë se në momentin e vrasjes, dy vajzat e mitura të çiftit shqiptar nuk ndodheshin në shtëpi. Të dy bashkëshortët, raportohet se kanë pasur një grindjeje mes tyre, para krimit. Aktualisht 34-vjeçarja akuzohet për vrasje, ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje, pasi mund të ketë edhe një sulm për vetëmbrojtje. Autoritetet po hetojnë në gjendje të lirë 34-vjeçaren pasi ajo ka lënë një garanci prej 200 mijë dollarë. Vajzat e çiftit janë marrë në mbrojtje në polici. Ato pritet të rrëfejnë për ndonjë zënkë të mëparshme të prindërve të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button