roze

Rita Ora kërcen valle shqiptare

Këngëtarja më e paguar në botë për vitin 2015 Rita Ora për disa orë ka shijuar dhe i është përshtatur traditës së dasmave kosovare mbrëmjen e së premtes.

Rita Ora ishte e ftuar në dasmën e një familjari të saj në Prishtinë, dhe dasmorët vetë nuk kanë ngurruar ta filmojnë këngëtaren e famshme duke hedhur valle shqiptare dhe videot amatore janë shpërndarë më pas në rrjete sociale.

Vizitën e saj Rita e kishte paralajmëruar përmes një video në Snapchat me mbishkrimin “Arlit jemi duke ardhur” dhe me të arritur në Prishtinë ajo ka postuar dhe një foto ku shkruhej “Mirë se erdhe në Prishtinë, mirë se erdhe në shtëpi”.

Këngëtarja me famë botërore është munduar që vizita e saj në Kosovë të ruajë karakterin privat.  Ajo ishte e shoqëruar nga Njësiti për Mbrojtje të Afërt i Policisë së Kosovës, përderisa mësohet se gjatë gjithë kohës edhe brenda sallës së dasmës kishte roje personale.

Ndërsa për në fustanin e kuq që Rita kishte veshur është angazhuar një stiliste kosovare. Pas dasmës, Rita Ora është fotografuar edhe në një nga klubet e natës në Prishtinë ku ka shijuar festën me shoqërinë e saj deri në orët e para të mëngjesit. Këngëtarja me famë botërore udhëtoi në Kosovë me një aeroplan privat së bashku me familjen e saj.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button